Seanca gjyqësore për Selim Çekajn është shtyrë për ditën e nesërme pasi dy avokatët, Neshat Thana dhe Maks Haxhija nuk ishin të pranishëm.
Selim Çekaj i cili u arrestua ditën kur në portin e Durrësit u kap sasia prej 49 kg kokainë.
Seanca do të mbahet nesër në orën 11:00 teksa Çekaj është momentalisht në arrest me burg
Ai është babai i Arbër Çekajt i dënuar me 14 vite burg për 613 kokainë në konteiner me banane nga Ekuadori të kapura më 4 maj të 2018.





