Numri i personave të infektuar me COVID-19 vijon të rritet në Itali.

Autoritetet shëndetësore italiane raportojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6,599 raste të reja me koronavirus, nga 244,657 teste të realizuara.

Gjithashtu bëhet me dije se 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Numri më i madh i rasteve është shënuar në Siçili me 789 raste në 24 orë.

Ndërsa në Emilia-Romagna janë shënuar mbi 700 raste, ndjekur nga Lazio me më shumë se 762 të prekur