Stivi Frashëri ishte në ditë të mirë dhe ka bërë disa pritje vendimtare. Pavarësisht humbjes dhe golit të pësuar në fund, portieri i durrsakëve ka bërë si duhet detyrën në më shumë se një rast, duke e mbajtur deri në fund portën të paprekur, me përjashtim të atij episodi të minutës së 91-të.
Krahas pritjeve dhe formës së treguar, pas minutës së 70-të, portieri mori një goditje në kavilje dhe për pak minuta, ai u bëri me shenjë stafit teknik dhe atij mjekësor në stol që të bënin gati zëvendësimin. Megjithatë, nën disa minuta rrëmujë dhe shtrëngim dhëmbësh, portieri qëndroi në fushë deri në fund, duke vijuar me pritje të rëndësishme.
Teuta po vijon aventurën europiane, por në moment eliminimi, do të nisë dhe një punë me themel për drejtuesit për të negociuar rinovimet me lojtarët që u ka përfunduar kontrata.Mes tyre, për Frashërin ka një ofertë për të zgjatur kontratën nga durrsakët. Mësohet gjithashtu se Kukësi e kërkon në Superiore, ndërsa në Kosovë janë Prishtina dhe Ballkani më të interesuarat për portierin korçar.