Autoritetet shëndetësore në Itali njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6.902 raste të reja me Covid-19.
22 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin, ndërsa 3.025 të tjerë janë shëruar.
Në të gjitha spitalet COVID të territorit italian, aktualisht ndodhen të shtruar 288 pacientë, 11 më shumë se një ditë më parë.
Sa i përket të dhënave të përgjithshme që prej fillimit të pandemisë ato janë: 4.390.684 persona të infektuar dhe 128.209 viktima.





