Ndeshja e kthimit mes Teutës dhe Shamrok Rovers do të luhet të enjten në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe jo në shtëpinë e durrsakëve, “Niko Dovana”.
Ky vendim erdhi pasi UEFA e ka klasifikuar stadiumin e Durrësit si të papërshtatshëm për plotësimin e kritereve që duhen për turin e tretë të Ligës së Konferencës.
Në bazë të kërkesave që ka UEFA, “Niko Dovana” plotësonte kriteret vetëm për dy turet e para.
Klubi kampion i Shqipërisë luajti në Durrës ndaj Sherif Tiraspolit për turin e parë të Ligës së Kampioneve, si dhe kundër Inter Eskaldes për turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Këtë herë “djemtë e detit” shpresojnë që stadiumi “Elbasan Arena” t’u sjellë fat.