Skuadra e Teutës i ka dhënë lamtumirën një futbollisti tjetër mes grupit të lojtarëve të cilët fituan gjithçka me këtë skuadër në dy sezonet e fundit në Shqipëri.
Mbrojtësi Fabian Beqja, është shkëputur nga durrsakët për të nisur një eksperiencë të re në kampionatin kosovar.Beqja ka qenë pjesë e pandashme e Teutës në këto vite dhe ka luajtur me ekipin e parë që në sezonin 2013-2014.
Por aktivizimi jo i rregullt i tij, shtyu mbrojtësin që të kërkonte një sistemim në një skuadër ku të mund të luante rregullisht, ndaj ai ka pranuar ofertën e Gjilanit dhe do të jetë pjesë e skuadrës kosovare në edicionin e ri.
Futbollisti u ka dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës te Teuta, duke u përshëndetur me ekipin gjatë seancës stërvitore të pasdites pasi mbylli bashkëpunimin me durrsakët.