Imuniteti i fituar pas një infeksioni të mëparshëm, në shumë raste, i mbron njerëzit nga riinfektimi. Por nëse ndodh që të infektoheni sërisht, sëmundja ka tendencë të jetë më e lehtë.

Megjithatë imuniteti ndryshon ndjeshëm nga personi në person.

Në këtë rast edhe pse shumë njerëz kanë një përgjigje të fortë dhe të qëndrueshme imune, që i mbron nga varianti delta, disa të tjerë mund të kenë një përgjigje të dobët imune dhe të jenë më të rrezikuar.

Nëse jeni ndër ata persona që jeni infektuar më parë me COVID-19 dhe pyesni veten nëse jeni të mbrojtur nga infektimi me variantin e ri, në këtë artikull do të njiheni më tepër rreth këtij shqetësimi.

A është e mundur të riinfektoheni me variantin e ri?

Një studim në të cilin ArgoWeb.org mbështetet, hetoi rastet me infektime tek punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët ishin të vaksinuar ose ishin infektuar më parë me COVID-19.

Studimi zbuloi se shkalla e riinfektimit, është në thelb e njejtë me shkallën e infektimit në rast se punonjësit në studim do ishin të vaksinuar.

Çfarë ndodh në rast riinfektimi?

Një studim i kryer nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit, zbuloi se njerëzit që patën një përgjigje imune më të dobët, mund të jenë më të rrezikuar për t’u infektuar me variantin e ri.

Megjithatë në shumicën e rasteve, imuniteti i fituar nga infeksioni i mëparshëm, duket se siguron mbrojtje të mirë.

Gjithashtu, një raport i fundit që vlerëson infeksionet e mëparshme SARS-CoV-2, ku AgroWeb.org u bazua, zbuloi se disa qeliza të sistemit imunitar, që prodhojnë antitrupa të rinj, mund të njohin variantet e reja dhe mutacionet e tyre pas ekspozimit ndaj patogjenit.

Për shkak të kompleksitetit të sistemit tonë imunitar, shumica dërrmuese e infeksioneve të reja edhe ai delta, priten të jenë të buta.

Çfarë rekomandojnë ekspertët e mjeksisë?

Ekspertët thonë se vetëm një dozë e vaksinës, pas një infeksioni të mëparshëm me Covid-19, mund të rrisë nivelet e antitrupave edhe më shumë se dy doza të marra nga njerëzit që nuk janë infektuar më parë.

Por për shkak të ndryshueshmërisë së imunitetit, mjekët këshillojnë që të bëhët vaksinim i plotë.