Një helikopter turistik me 16 persona në bord është rrëzuar në një liqen në Lindjen e Largët të Rusisë. BBC raporton se nga ky aksident ajror kanë mbijetuar 8 persona, ndërsa 8 të tjerët janë shpallur të zhdukur dhe kanë nisur operacionet për gjetjen e tyre.

Ndërkohë mediat vendase raportojnë se në helikopter në momentin e rrëzimit kanë qenë trembëdhjetë turistë, përfshirë një fëmijë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Zhytësit e emergjencave civile janë dërguar në vendin ku është mbytur helikopteri dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë.

Raportohet se helikopteri që i përket kompanisë Vityaz-Aero dhe mund të jetë i zhytur deri në 100 metra thellësi në liqen.