Një pilot kanadez është perfshire në telashe, pasi ka ulur helikopterin në qendër të qytetit te Tisdale për të blerë ëmbëlsira.
Piloti, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, e ka ulur helikopterin në parkingun e dyqanit. Qytetarët fillimisht kanë menduar se ishte një ndërhyrje mjekësore.
“Mendova se dikush duhet të jetë uritur. Fillimisht, mendova se kjo ndoshta nuk ishte gjëja e duhur për t’u bërë”, tha kryetari i qytezës, Al Jellicoe. Edhe policia u pajtua me qëndrimin e tij.
Të mërkurën, policia tha se hetuesit kanë përcaktuar se aterimi i helikopterit afër restorantit nuk ka qenë emergjencë dhe kanë ngritur aktakuzë ndaj pilotit.
Ai kishte leje për ta drejtuar helikopterin, por u parkua në vend të palejuar. Piloti pritet të dalë në gjykatë më 7 shtator, shkruajnë mediat.





