Dogjën me zjarr një sipërfaqe pyjore në fshatin Gjonomadh, vihen në pranga dy autorët e dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve Arbër Xhaxhamani, 18 vjeç dhe Taulant Bardhollari, 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se tek vendi i quajtur “Korija e fshatit” në Gjonomadh, këta shtetas, kanë djegur me zjarr një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.