Talebanët pasi morën shumicën e krahinave morën dhe kryeqytetin, Kabulin ndërsa presidenti Ghani braktisi vendin dhe u largua. Presidenca u mor pa luftë ndërkohë që talebanët mbajtën një konferencë për mediat nga brenda pallatit.

Një luftëtar ka thënë se ka qëndruar për tetë vite në Gjirin e Guantanamos, përpara kryengritjes në Afghanistan.

Në një deklaratë të shkurtër me video, Abdul Ghani Baradar, kreu i byrosë politike të talebanëve, tha se testi i vërtetë do të fillonte tani me përmbushjen e pritjeve të njerëzve dhe shërbimin ndaj tyre duke zgjidhur problemet e tyre.