Ish-luftëtarët e Shtetit Islamik (ISIS) dhe Al-Kaedës, janë liruar nga burgu në periferi të Kabulit.
Lirimi i tyre, vjen një ditë pasi luftëtarët talebanë morën pushtetin dhe u futën në pallatin presidencial në Kabul.
Trupat qeveritare afgane ia dorëzuan bazën ajrore Bagram talebanëve të dielën, bazë kjo e cila përfshin dhe burgun Pul-e-Charki, i cili ka rreth 5,000 të burgosur.
Ndërkohë, pas lirimit të të burgosurve, zyrtarët amerikanë janë vënë në lëvizje pasi këta të dënuar që tashmë janë nxjerr nga qelitë, nga talebanët, mund të përbëjnë një kërcënim serioz edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.





