Tensionet në aeroportin e Kabulit kanë shkaktuar 3 viktima.

“Wall Street Journal” po raporton se tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë në terminalin e pasagjerëve të aeroportit ditën e sotme.

Gazeta amerikane citoi dëshmitarë që thanë se panë trupa të përgjakur të shtrirë në tokë, teksa mijëra afganë përpiqen të largohen. Raporti nuk thotë se nga kanë ardhur të shtënat.