Regjisori, Quentin Tarantino zbuloi së  fundmi se nuk e ndihmon mamanë e tij financiarisht.

Quentin tregoi në podcastin “The Moment” se kur ishte në moshën 12 vjecare mamaja dhe mësuesit e tij e tallnin si dhe e qortonin për shkrimin e skenareve. Për këtë arsye ,regjisori bëri pakt me veten se nuk do e ndihmonte mamanë kur të bëhej i famshëm.

E pyetur nga mediat në lidhje me deklaratën e djalit të saj, e ëma, Coonie Zastoupil u shpreh se  nuk dëshiron që të bëhet pjesë e diskutimeve në media lidhur për të birin.

“Në lidhje me djalin tim Quentin, unë e mbështes, jam krenare, e dua atë dhe familjen e tij. Më gëzoi fakti që vallëzova në dasmën e tij dhe lajmi i lindjes së nipit tim, Leo.  Është e thjeshtë që gjërat të bëhen virale pa pasur kontekstin e duhur,”u shpreh Connie . Tarantino ka një pasuri neto të raportuar prej 120 milionë dollarësh.