Gjatë një proteste në Afganistan kundër krijimit të qeverisë të re, raportohet të jenë vrarë 2 persona dhe 12 të tjerë janë plagosur nga talebanët.
Një pjesë e madhe e banorëve të Jalalabad-it kundërshtuan zëvendësimin e flamurit kombëtar të Afganistanit me flamurin taleban, ku përkrahësit e këtij të fundit të revultuar nga kundërshtimin kanë qëlluar ndaj protestuesve.
Gazetari i “Al Jazeera” raporton se: “Kemi parë në rrjetet sociale video nga protestat e qindra, apo mijëra njerëzve që valvisnin flamurin kombëtar”.
Banorët kanë vendosur flamurin në një shesh të rëndësishëm të Jalalabad-it ku janë përplasur me talebanët.
#BREAKING: Taliban fires at Afghan locals in Jalalabad city of Afghanistan after the crowd removed Taliban flag and waved Afghan tricolour flag openly. Taliban terrorists can be seen firing at the crowd to disperse them. Taliban fears an open rebellion. pic.twitter.com/pqMfZkZ6wQ
— raaz (@raaz_india) August 18, 2021





