Këngëtarja shqiptare Era Istrefi u shkëput për një kohë të gjatë nga muzika dhe ndërkohë që të gjithë prisnin ndonjë lajm të ri nga ajo, këngëtarja ka zbuluar se do të rikthehet.

Era postoi një foto në “Instastory” nga studio muzikore, duke treguar kështu se po punon për një këngë të re.

Këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment, por ka vendosur emoji në formë zemre duke lënë të kuptohet se është e lumtur për rikthimin.

Era Istrefi është një nga këngëtaret shqiptare që ka arritur të bëhet pjesë e skenës ndërkombëtare.