Komediani Colin Jost ka konfirmuar lajmin se gruaja e tij, aktorja Scarlett Johansson, është duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku dhe tha se mezi pret të bëhet baba.

Ndërsa performonte në një stand-up në Ridgefield Playhouse në Connecticut gjatë fundjavës, Jost tha:

“Ne do të bëhemi me një fëmijë, është emocionuese.”

Lajmi se Johansson është shtatzënë dhe pritet të lindë së shpejti u bë i ditur muajin e kaluar nga Page Six. Ndërsa u konfirmua vetëm tani nga Jost.

Johansson ka një vajzë 6-vjeçare të quajtur Rose nga një martesë e mëparshme me francezin Romain Dauriac. Ajo u martua në mënyrë sekrete me komedianin Jost në tetor të vitit 2020, pas tre vitesh lidhje.

Pas një shkëputjeje disa mujore për shkak të shtatzënisë, aktorja po planifikon kthimin e saj në ekranin e madh pas ardhjes në jetë të fëmijës. Hollywood Reporter njoftoi këtë javë se Scarlett Johansson nënshkroi për filmin e fundit të Wes Anderson.