Scarlett Johansson është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë bashkëshorti i saj, Colin Jost me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Po,po jemi bërë me fëmijë. Emri i tij është Cosmo dhe e duam shumë”- kanë qenë fjalët e pakta që ka shkruar në Insatgram.
Ky është fëmija i parë i çiftit, ndërkohë që aktorja Scarlett Johansson ka edhe një vajzë 7 vjece,Rose Dorothy nga martesa e parë me Romain Dauriac.

Kujtojmë që gjatë gjithë shtatzënisë çifti ka ruajtur privatësi të plotë, vetëm disa ditë më parë një burim pranë Colin Jost tha se ky i fundit e kishte pranuar që do të bëheshin me një fëmijë.