Njerëzit e vaksinuar me dy doza janë paralajmëruar që të kenë kujdes për pesë simptoma që mund të tregojnë se janë infektuar me Covid.

Hulumtimi i fundit ka treguar se kushdo që kap variantin Delta pavarësisht se ka pasur marrë dy dozat e vaksinës ka shumë më shumë gjasa të zhvillojë simptoma në krahasim me shtamet e mëparshme.

Duke u bazuar në gjetjet e tyre ekspertët po paralajmërojnë njerëzit të mos mendojnë se janë imunë nga infeksioni.

Njerëzve të vaksinuar u është thënë se virusi mund të shkaktojë simptoma të ndryshme. Aplikacioni ZOE Covid, i cili po ndjek shpërthimin, ka gjetur se simptomat më të zakonshme që raportohen nga ata që janë infektuar me Covid kohët e fundit, janë sekrecionet e hundës, dhimbje koke, humbje e nuhatjes, teshtitje dhe dhimbje të fytit.

Studimi i Universitetit të Oksfordit në rreth 700,000 njerëz ka zbuluar se gjysma e tyre që u infektuan, raporton se kishin simptoma. Profesori Tim Spector, studiuesi kryesor për ZOE ka paralajmëruar gjithashtu se të dhënat tregojnë se vaksinat mund të bëhen më pak efektive me kalimin e kohës.

Kjo do të thotë që njerëzit e moshuar dhe më të prekshëm, të cilët ka të ngjarë të kenë marrë dozat e vaksinës në fillim të vitit, mund të kenë më shumë gjasa të sëmuren.

Përditësimi i fundit nga aplikacioni tregoi se aktualisht ka 13,604 raste të reja simptomatike ditore në njerëzit plotësisht të vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar, një rritje e lehtë në javën e kaluar pas disa javësh ulje.

“Ndërsa vaksinat kanë ndihmuar në zvogëlimin e ashpërsisë së sëmundjes, rritjet e rasteve kohëte fundit kanë na bëjnë të besojmë se mbrojtja e ofruar nga vaksinat po zbehet që do të thotë se edhe njerëzit e vaksinuar plotësisht me të dyja dozat mund të infektohen në të ardhmen”, është shprehur Prof Spector.