Fifi është një nga këngëtaret më emocionale e cila me këngët e saj prekëse dhe në thelb me një histori që shumë njerëz e përjetojnë, ka bërë për vete gjithë Shqipërinë.
Ajo ka qenë gjithmonë e sinqertë me ndjekësit e saj dhe flet gjithmonë pa doreza. Së fundmi në një mini-intervistë të zhvilluar me fansat e saj në Instagram, Fifi ka treguar se ankthi e ka lënë me pasoja dhe ajo vuan nga takikardia, por është e lumtur për faktin që ajo arrin ta kontrollojë dhe menaxhojë atë.
“Po kam kaluar dhe normal që ka pasoja ajo gjë. Mua më ka lënë takikardinë ama kjo është e veçanta ime dhe e kontrolloj unë atë, jo ajo mua. Nuk përballoj dot emocione të forta as negative as pozitive, e prapë jam e lumtur që mund të dashuroj pa kontroll”, shkruan Fifi.