Ajo është një nga artistet më të njohura të momentin dhe gjithashtu një nga shqiptaret që na ka bërë më së shumti krenarë me arritjet e saj. Dua Lipa po ngjit çdo ditë shkallë më të larta, teksa pavarësisht të gjithave nuk e ka harruar origjinën e saj dhe këtë na e ka treguar shpesh. Madje, kaloi mbi dy javë pushime në vendin tonë këtë verë.

Dita e sotme nuk është një ditë e zakonshme për të dhe familjen e saj, pasi 3 herë fituesja e Grammyt feston ditëlindjen. Bukuroshja shqiptare mbush sot 26 vjeç, e në këtë ditë të veçantë nuk kishin si të mungonin urimet e përzemërta të familjarëve të saj. Dy prindërit e saj e kanë uruar në mënyrën më të ëmbël në rrjetet sociale duke postuar edhe disa foto që nuk i kishim parë më herët kur Dua ishte e vogël.

“Ndihem sikur kam mbyllur sytë dhe koha ka ikur. Duket sikur dje ke mësuar të ecësh, dhe tani po vrapon drejt gjithçkaje që mund të ofrojë jeta. Gëzuar ditëlindjen, të uroj gjithë lumturinë e kësaj bote. Të dua! Te dua pa fund !!”-ka shkruar nëna e saj, Anesa.

Ndërkohë, i ati, Dukagjini, shkruan: “Shoqja ime më e mirë që në fillim. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Të dua”.