Një skandal i vërtetë ka ndodhur në tenis ku protagonist është bërë numri dy i botës Danil Medvedev.Rusi humbi në finale përballë bashkatdhetarit të tij Andri Rublev në turneun e Sinsinatit, por nuk mundi ta përtypte dot humbjen duke i shfryrë të gjitha nervat kameramanit. Gjithçka nisi pas përfundimit të setit të parë, ku Medvedev u përplas me kamerën duke lënduar dorën.
Loja u ndërpre për disa minuta pasi u desh ndërhyrja e mjekëve, por kaq iu desh Rublev të rrëmbente fitoren me përmbysje 2-1 me sete (2-6, 6-3, 6-3). Menjëherë pas përfundimit të lojës, Rublev iu drejtua ashpër kameramanit me fjalët:
‘’Nuk të plas fare për lojtarët. Të thashë para ndeshjes së parë se kjo telekamera nuk duhej të ishte aty. Jemi në gjysmëfinale dhe më dhemb dora”.Pamjet kanë bërë xhiron e botës duke dëmtuar shumë imazhin e numrit dy të botës në tenis.
Skandal në tenis, numri dy i botës i hakërrehet kameramanit pas humbjes
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Durrës/ Jahti “Maria 38” del nga cektina e Currilave falë ndërhyrjes së Kapitenerisë
Gjendet e pajetë në banesë një 60-vjeçare, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh
Rinisin në Zvicër bisedimet kritike diplomatike SHBA-Iran, për t’i dhënë fund krizës në Lindjen e Mesme!
E pazakontë, gjyqtarit i japin lëng turshish në mes të ndeshjes





