Këngëtarja me orgjinë, shqiptare Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi prej disa mujash po shijojnë romancën e tyre.
Dyshja tashmë po jeton në Los Angelos dhe në postimet e bëra në Instagram ata duken më të lumtur se kurrë.
Një burim i afërt me çiftin tha: “Taika e thërret Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe ajo nga ana tjetër thotë se ai do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit.
Të gjithë e konsiderojnë këtë si një tallje dhe flirtim, por Rita padyshim që shpreson që ai ta ketë seriozisht.
Madje, thuhet se Rita tashmë ka diskutuar edhe me shoqërinë e vet dhe me shaka u ka thënë se do të martohet me Taikën, në një ceremoni të shpejtë dhe më pas do të organizojnë një festë më të madhe.