Beyonce dhe bashkëshorti I saj Jay-Z janë prezantuar si imazhi zyrtar i kompanisë luksoze të bizhuterive “Tiffany & Co’s”. Këngëtarja 39 vjeçare imiton pamjen e aktores Audrey Hepburn nga filmi klasik i vitit 1961 ndërsa pozon me burrin Jay-Z për një fushatë të re të quajtur “About Love” ose “Për dashurinë”.

Beyonce mahnit e veshur me një fustan të zi me pjesë të tejdukshme dhe një palë doreza me bërryl rrjetë. Themeluesja e “Ivy Park” mbante flokët e saj të stiluara në një stil elegant me fije të buta rreth fytyrës së saj dhe teksa shikon stoike aparatin fotografik. Jay-Z , i veshur me kostum elegant vështron gruan e tij prej 13 vitesh.

Ndoshta pjesa më goditëse e xhirimit është gjerdani i famshmëm me diamant 128.54 karatësh. Ai u zbulua fillimisht në Afrikën e Jugut në 1877 dhe më parë është mbajtur nga vetëm katër gra: Mary Whitehouse, Audrey Hepburn, Lady Gaga dhe Gal Gadot. Sipas perllogaritjeve të Tiffany & Co., perla thuhet se vlen 30 milionë dollarë.

Çifti ndër të tjera pozuan teksa në sfond qendron një pikture e Jean-Michel Basquiat. Më herët, për fushatën ata dhanë këtë koment për revistën PEOPLE: ‘Dashuria është diamanti që stolitë dhe arti dekorojnë.’