Talibanët paralajmërojnë se do të ketë pasoja nëse SHBA dhe Britania e Madhe do të zgjasin afatin për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Në një intervistë për Sky News zëdhënësi i Talibanëve, Dr Suhail Shaheen ka thënë: 31 gushti i deklaruar nga Presidenti Biden është vija e kuqe. Ata kanë deklaruar se do të tërheqin të gjithë forcat ushtarake. Prandaj nëse ata e shtyjmë më shumë do të thotë që ata po zgjasin pushtimin dhe nuk ka nevojë për këtë”.

Ai ka shtuar: “Nëse SHBA e Britania e Madhe kërkojnë më shumë kohë prë evakuim përgjigjja është JO. Ose do të ketë pasoja”

“Do të krijonte mosbesim mes nesh. Nëse ata kanë qëllim në vijimin e pushtimit kjo do të provokonte reagim”.

Dr Shahee thotë se njerëzit nuk po largohen nga Afganistani sepse kanë frikë, por e quan ‘migracion ekonomik” pavarësisht skenave dëshpëruese nga aeroporti i Kabulit.

Ai e quajti ‘fake news’ lajmin se shkollat e vajzave janë mbyllur dhe se talibanët po trokasin derë më derë duke kërcënuar njerëzit dhe duke kërkuar ata që kanë punuar me qeverinë.