Irina Shayk dhe Kaney West, pas disa muajsh lidhje dhe shumë zhurmë, kanë marrë rrugë të ndryshme.
“Historia e tyre ka mbaruar dhe ndoshta nuk ka filluar kurrë. Lidhja mes tyre nuk ka pasur asnjë domethënie2, ka thënë për Us Weekly një burim pranë ish çiftit.
Në qershor Irina dhe Kaney u fotografuar së bashku pasi kishin kaluar një fundjavë së bashku në Provenza. Thashethemet shpërthyen pothuajse në çdo media edhe pse kishte paqartësi. Një burim ka qartësuar për People që ndoshta bëhej fjalë për një lidhje aspak serioze, teksa një tjetër burim kishte thënë për Us Weekly të kundërtën: ‘Thjesht po njihen. Kaney gjithmonë ka menduar që Irina është shumë e bukur dhe të dy janë të vendosur për të kuptuar ku do i cojë e gjitha kjo’.
Që mes tyre kishte thjesht një flirt u kuptua prej javësh. Gjithmonë sipas të mirë informuarve reperi e ftoi shumë shpesh modelen për të kaluar kohë së bashku në Paris, por ajo dukej se donte të shkëputej dhe nuk donte të vazhdonte të ishte me të.
Në fund, me pak fjalë, ajo që besohej se do të ishte çifti i ri i showbiz ‘u mbyt pa lindur’. ‘Ka përfunduar dhe ndoshta nuk ka filluar kurrë’.