Shkaku i thonjve të dëmtuar mund të gjendet në rutinën tuaj të përditshme.Thonjtë e fortë janë një shenjë e shëndetit të mirë dhe e bëjnë imazhin tuaj më tërheqës. Megjithatë, zakonet e përditshme mund t’i dëmtojnë dhe të kërcënojnë shëndetin tuaj.
E mbani manikyrin për një kohë të gjatë.
Manikyri përmban pigmente që mund t’i thithin shtresat e sipërme të thonjve, duke shkaktuar dehidratim. Është e rëndësishme të lejoni të paktën një javë thonjtë të marrin frymë.
Nuk i lani mirë duart
Është e rëndësishme t’i lani mirë duart pasi bakteret që shkaktojnë infeksion mund të grumbullohen tek thonjtë.
Përdorni thonjtë tuaj si “mjet”
Asnjëherë mos hapni pije freskuese ose kanaçe me thonjtë tuaj. Pra, mos i përdorni thonjtë tuaj si një “mjet” për të bërë punë pasi do t’i dëmtoni.
Lani enët pa doreza
Thonjtë fryhen në ujë, duke bërë që të bëhen më të dobëta. Përveç kësaj, solucioni për larjen e enëve e than lëkurën dhe thonjtë. Për t’i mbrojtur ata, mbani gjithmonë dorashka kur lani enët.
Nuk i mbroni në dimër
Kur temperaturat bien, duhet t’i mbroni thonjtë me një palë doreza të ngrohta. Për rezultate më të mira, aplikoni krem hidratues para.