Marina Vjollca dhe Getoar Selimi konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa sot kanë treguar se kanë nisur pushimet në Dubai.
Duket se këto do jenë pushimet më të veçanta të Marinës dhe Getoarit, pasi janë në pritje të ëmbël.
Një ditë më parë, Marina Vjollca ka bërë publike fotografitë me barkun e rrumbullakosur teksa dukej qartë nuri i ëmbël që i ka sjellë shtatzënia. Imazhet ku ka pozuar e vetme i ka shoqëruar me përshkrimin: “Jam e bekuar! Faleminderit Zot për gjithçka!”
Ndërsa në një tjetër postim ku shfaqet pranë partnerit, Marina shkruoi: “Ne të tre…”Ndërkohë mbetet e paqartë gjinia e fëmijës së Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë para katër vitesh. Dyshimet e para se moderatorja ishte në pritje të ëmbël lindën kur Marina Vjollca mungoi në ekran dhe pas një mungese të gjatë, publikoi një fotografi në Instagram ku dukej se si kujdesej të mbulonte barkun.