Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Bëhet me dije se muzikanti ka qenë pjesë e grupit të famshëm që nga viti 1963. Watts vdiq në një spital të Londrës,  dhe shkaqet ende nuk janë bërë të ditura.

Publicisti i tij në Londër, Bernard Dohertyn gjatë një deklarate tha: “Ne jemi shumë të trishtuar të njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts. Sot, ai vdiq paqësisht në një spital në Londër i rrethuar nga familja e tij.

Charlie ishte një bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur dhe gjithashtu, si anëtar i The Rolling Stones, një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij. Ne ju kërkojmë të respektoni privatësinë e familjes së tij, anëtarëve të grupit dhe miqve të ngushtë në këtë kohë të vështirë.”