Autoriteti Portual i Durrësit përmes një njoftim zyrtar ka bërë të ditur se udhëtimi për pasagjerët që do të udhëtonin mbrëmjen e sotme me linjën e trageteve Durrës-Bari, është shtyrë.
Shkak i kësaj vonese është bërë një problem teknik i tragetit në portin e Barit.
Ndërkohë sipas njoftimit të Autoriteti Portual Durrës po vijon puna me agjencinë lundrimore “Adria Ferries” për zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate.
Njoftim për udhëtarët e linjës Durrës-Bari.
Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “AF Francesca”, se për shkak të një avarie të pësuar trageti nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhorë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar.
Autoriteti Portual Durrës, kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve, ndërsa po vijon puna me agjencinë lundrimore “Adria Ferries” për zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate.
Në një moment të dytë, do të njoftohen udhëtarët për orarin e ri të nisjes ose rimbursimin e biletës nga kompania Adria Ferries.
Për çdo pyetje apo nevojë të udhëtarëve kemi vendosur në dispozicion numrin e gjelbër falas: 0800 73 74.