Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar personat që përpiqen të hyjnë në aeroportin e Kabulit për të lënë zonën, pasi Britania, Australia dhe Zelanda e Re cituan “kërcënimin e lartë” të një sulmi terrorist të mundshëm në aeroport.
“Ata në Abbey Gate, East Gate ose North Gate tani duhet të largohen menjëherë,” tha Departamenti Amerikan i Shtetit në një paralajmërim për qytetarët e tij.
Deri më tani, më shumë se 82 mijë njerëz janë evakuuar nga Afganistani. Vendet po nxitojnë në procesin e evakuimit para datës 31 gusht, datë kjo e caktuar si afati i fundit nga talebanët.





