Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur jashtë aeroportit të Kabulit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Pentagoni.

Zëdhënësi i Pentagonist, John Kirby, konfirmoi se ka pasur një shpërthim jashtë aeroportit.

“Mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Nuk kemi të dhëna të qarta për viktima për momentin. Do të japim detaje të reja së shpejti”, shkroi Kirby në Twitter.