Bëri xhiron e rrjetit dy javë më parë lajmi që këngëtarja e njohur shqiptare Greta Koçi është fejuar në fshehtësi. Është mësuar se djali që i ka rrëmbyer zemrën jeton në Austri, vend në të cilin artistja është shpërngulur prej kohësh. Për më tepër thuhet se ata të dy po mendojnë t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti. Megjithatë për partnerin e Gretës nuk janë zbuluar detaje të tjera.

Ditën e sotme Greta ka postuar disa video në rrjetet sociale mirëpo të gjithve na ra në sy një detaj: unaza e diamantit në dorën e saj. Pasi mediat zbuluan të vërtetën ajo nuk e ka fshehur më unazën dhe e ka ekspozuar në videot e fundit. Greta nuk ka reaguar rreth zërave, por ky veprim po merret si një konfirmim i tyre.