Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në spitalin San Raffaele të Milanos për shkak të pasojave që i ka lënë Covid-19.

Lajmi konfirmohet nga burimet e partisë së tij politike “Forca Italia’’.

Bëhet me dije se shtrimi  në spital i 84-vjeçarit  ka qenë i nevojshëm, por nuk u dhanë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Kujtojmë se shtatorin e kaluar, Berlusconi kaloi koronavirusin dhe u shpreh atëherë se ishte “sfida më e rrezikshme” e jetës së tij.

Kryeministri katër herë i Italisë dhe biznesmeni miliarder iu nënshtrua një operacioni të rëndë  në zemër në vitin 2016 dhe gjithashtu i ka mbijetuar kancerit të prostatës.