Pink ka humbur një nga njerëzit e saj më të dashur, të atin. Ajo ka bërë në Instagram një postim në nder të babait të saj, Jim Moore. Rreth një vit më parë këngëtarja zbuloi se i ati vuante nga kanceri dhe se ishte nënshtruar një kimioterapie. Mirëpo këngëtarja nuk e ka zbuluar ende se cili ishte shkaku i vdekjes së të atit.
Këngëtarja postoi dy foto bardhë e zi duke kërcyer me të atin, në njërën kur ka qenë fëmijë dhe një tjetër ku shfaqet e rritur.
“Përgjithmonë”, shkruan ajo përkrah fotove.