Rezarta Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha së fundmi janë arratisur drejt ishullit të Kretës për të kaluar disa ditë pushimesh në këto ditë të nxehta.

Ata kanë ndarë momente me të gjithë ndjekësit e tyre në Instagram, teksa duken më të dashuruar se kurrë.

Në foton e parë që Rezarta ka publikuar sot, ajo shfaqet e veshur me një body të zi, teksa pozon krah Ermalit: “Mirëmëngjes” ishte mbishkrimi që këngëtarja zgjodhi për imazhin e bukur.

Ndërkohë, në foton e dytë që Shkurta publikoi, dyshja shfaqen shumë të afërt.

Rezarta shihet e shtrirë në shezlong, ndërsa bashkëshorti i saj është afruar dhe me njërën dorë i ka prekur të pasmet.

“Naaa oreee. Ça i bën çupës Ermal Hoxha”, shkroi me shaka artistja krahas fotos, ku shfaqet duke qeshur.