Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar të dhënat e fundit e COVID-19 atje.
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5.959 infektime.
Ndërkohë nuk e kanë fituar betejën me virusin 37 qytetarë.
Në njoftim, thuhet se në njësitë e kujdesit intensive ndodhen 525 pacientë, ndërsa 4.298 janë shpallur të shëruar.
Sa i përket rajoneve më të prekura janë Sicilia, me 1.369 raste aktive, Emilia-Romagna me 605 infeksione dhe Toskana me 528.





