Nën regjimin e talebanëve djemtë dhe vajzat nuk do të jenë më në gjendje të studiojnë së bashku në universitete, por në klasa të ndryshme.

Ziar Khan Yaad, një gazetar për kanalin afgan të lajmeve Tolo News, tha se edhe studimi i të rinjve do të bëhet duke zbatuar ligjin e Sheriatit.

“Do të vazhdojnë të studiojnë në klasa të veçanta duike respektuar ligjin Islam (Sheriati),”- tha gazetari.

Ministri taleban i Arsimit të Lartë i ka ndaluar zyrtarisht burrat që të japin mësime për vajzat dhe gratë.

Kryetari i komisionit të pavarur të Afganistanit për të drejtat e njeriut (HRC), Shaharzad Akbar, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të hidhnin sytë nga ky vend pasi nuk po respektohen të drejtat e grave.

“Talebanët do të bëjnë çdo përpjekje për t’i mohuar grave të drejtat e tyre themelore të njeriut,”- shkroi Akbar në Twitter.