Kryetari Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj mësohet se nuk ka pranuar të jetë kandidat për Kryesinë e PD-së, të cilët do të zgjidhen sot pasdite.

Bëhet me dije se dhe Xhaferaj ishte mes 45 demokratëve që do të kandidonin për Kryesinë, por sipas burimeve nga PD, ai ka njoftuar mbrëmë që emri i tij të hiqet nga lista.

Duket se Xhaferaj kërkon të distancohet nga një PD që po ndjek një kurs përplasjeje me amerikanët.

Edhe më herët, ai ka mbajtur një qendrim të vazhdueshëm pro SHBA-ve, ndërsa në episodin e fundit të zgjedhjeve në Durrës i kujtoi Vangjush Dakos se ishte “non-grata” nga Departamenti i Shtetit.