Një muzikant që ishte kundër vaksinave ka humbur jetën nga koronavirusi në moshën 40-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar.
Mediat britanike raportojnë se Marcus Birks ishte skeptik për vaksinën kundër Covid dhe pretendonte se nuk mund të sëmurej, për shkak se stërvitej 5 herë në javë.
Muzikanti i Bad Lads’ Army të ITV ishte në kujdes intensiv me simptoma të ngjashme me gripin pasi rezultoi pozitiv me koronavirus në fillim të gushtit.
Birks ndërroi jetë në Spitalin Universitar Royal Stoke të premten, duke lënë pas gruan shtatzënë, e cila konfirmoi vdekjen e tij.
“Dhimbja që ndiej duke shkruar këtë mesazh është e padurueshme, zemra ime është copëtuar, shpirti dhe bota ime janë shkatërruar plotësisht dhe krejtësisht.
“I dhashë atij një premtim se do t’i them djalit tonë çdo ditë se sa shumë e do atë, sa i veçantë është ai dhe si do të kishte qenë një baba më i mirë për të”, shkruan gruaja e Briks.





