Ashtu siç është parashikuar, pasditen e sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, për të zgjedhur ekipin e ri.
Mbledhja është parashikuar që të nisë rreth orës 18:00, ndërkohë që ka dalë edhe fleta e votimit me emrat e kandidatëve që pritet që të votohen nga Këshilli Kombëtar i selisë blu.
Nga fleta e votimit është hequr emri i kreut të PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, i cili ka lajmëruar që një natë më parë se nuk ka ndërmend që të garojë, duke u tërhequr nga procesi.
Ndërkohë që emrat e tjerë që kandidojnë nga Durrësi për në kryesinë e PD është ish-kryetari i degës lokale dhe kandidati më i votuar nga radhët e opozitës në qark më 26 prill, Igli Cara, i cili nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti, si dhe deputeti i ardhshëm Oerd Bylykbashi, i cili ka qenë edhe më parë pjesë e kryesisë.
Ndërsa në rang qarku, për në kryesinë e PD garojnë dy deputetet e ardhshme Andia Ulliri dhe Merita Bakiu.
Për një vend në kryesi “luftojnë” edhe rivalët e Lulzim Bashës në garën për kreun e partisë, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.