Ish -Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka dhënë një deklaratë mbi tërheqjen e ushtarëve nga Afganistani, por këtë herë duke u përqendruar te pajisjet e ushtrisë amerikane që janë lënë pas dhe që kanë përfunduar në duart e talebanëve.

“Administrata e Biden duhet të kërkojë që talebanët të kthejnë menjëherë pajisjet, por nëse ata refuzojnë duhet ti marrim me forcë, ose të paktën ti bombardojmë”, tha Trump.

Për situatën reagoi edhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, i cili ngriti alarmin se talebanët kanë akses në armatimin me vlerë 83 miliardë dollarë.