Rikthen në normalitet lundrimet nga porti i Durrësit drejt porteve italiane.

Përmes një njoftimi zyrtar, Autoriteti Portual i Durrësit njofton udhëtarët se nga data 1 shtator 2021 rikthehet në funksion edhe linja e Ankonës, ndërkohë që lundrimet drejt Barit vijojnë normalisht.

Në njoftimi bëhet me dije se në Terminalin e Pasagjerëve do të lejohen të hyjnë vetëm personat që udhëtojnë të cilët duhet të jenë të pajisur me maskë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

NJOFTIM mbi rikthimin në normalitet të lundrimeve nga Porti i Durrësit drejt porteve italiane

Njoftojmë të gjithë udhëtarët se nga data 1 shtator 2021 rikthehet në funksion edhe linja e Ankonës (Itali), ndërkohë që lundrimet drejt Barit vijojnë normalisht me kapacitet të plotë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë , Administrata Detare dhe Autoriteti Portual Durrës u angazhuan që Operatorët e Trageteve të normalizonin kalendarin e lundrimeve drejt Italisë, pas avarive gjatë javës së fundit të muajit gusht.

Për orarët e nisjes së trageteve në kohë reale, mund të klikoni në faqen zyrtare te Autoritetit Portual Durrës, www.durresport.al , në Rubrikën “PASAGJERËT”.

Ftojmë udhëtarët të kontaktojnë për çdo paqartësi me agjencitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit, si dhe në linjën tonë të GJELBËR 0800 73 74 .

Në Terminalin e Pasagjerëve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurise së shëndetit.

Faleminderit per bashkepunimin,