Talebanët kanë ndaluar procesin e vaksinimit në disa zona dhe mund ta shpallin të paligjshëm në të gjithë shetetin e Afganistanit..

Ata kanë mbyllur të gjitha qendrat spitalore dhe i përdorin ato vetëm për ushtarët e tyre. Njerëzit në rrugë nuk mbajnë as maska dhe shprehen se janë më të frikësuar nga talebanët se sa nga virusi.

Ish-kreu i shëndetit publik afgan u shpreh se pa ndihmën e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, situata mund të transformohet në një katastrofë humanitare.

Më herët talebanët kanë shprehur hapur refuzimin e vaksinave pasi sipas tyre në shumë vaksina, në fakt, përdoren përbërës që vijnë nga derri, që është i ndaluar me Kuran.