Bashkia Durrës po akordon një fond prej rreth 6.3 milionë lekë në dy tendera për të realizuar studim projektimin e unazës që do të lidhë rrugën “Aleksandër Goga”  me zonën e Currilave.

Prej kohësh përflitet një projekt i tillë që do të krijonte unazën e qytetit, e cila pritet të shfryjë trafikun e rënduar në qendër, për shkak të ngushtimit të akseve kryesore dhe zgjerimit të trotuareve.

Në dokumentet e tenderit, bashkia e pranon se “rrjeti rrugor kryesor i qendrës urbane Durrës, si pasojë e fluksit të shtuar të trafikut të automjeteve krijon vështirësi në lëvizje pasi fluksi i mjeteve sjell ngopjen e kapacitetit të aksit dhe rrit kostot e levizshmërisë së motorrizuar, rrit  nivelin e zhurmave si dhe emetimin e CO2 në atmosfere”).

Kohëzgjatja e studim projektit do të jetë 112 ditë, rreth 6 muaj.  Afati i fundit që kompanitë e interesuara mund të paraqesin dokumentacionin e kërkuar është data 8 shtator.

Studim projekti për Unaza Spital – Currila dhe Unaza Spitallë – Currila

Në dokumentet e tenderit, bashkia ka paraqitur edhe akset që do të përfshihen në gjurmën e unazës që do të lidhë rrugën “Aleksandër Goga” me zonën e Currilave që janë: rruga “Isuf Ferra”, (Vangjel Gjurgjaj), rruga “Vojsava”, rruga “Prokop Meksi”, rruga “Abdulla Teku (Sul Demiri)”. Ky projekt kap vlerën 2.439.000 lekë.    

Ndërsa tek unaza Spitallë – Currila lidhja do të bëhet përmes rrugës “Pjetër Bogdani”, megjithëse bashkia propozon edhe rrugën e rikonstruktuar pak kohë më parë, “Syri i detit”. Ky projekt studim kap vlerën 3.894.000 lekë.

Sipas bashkisë, referuar projektit, zhvillimi i infrastrukturës së re ka si qëllim ofrimin e aksesit dhe shërbimeve të nevojshme që do të kenë zonat e reja të urbanizuara, të cilat janë parashikuar për zhvillim urban. Në zonat ku infrastruktura është e ngritur, do të përmirësohet ajo ekzistuese duke u plotësuar me sistemet e nevojshme të cilat mungojnë ose duhet të rishikohen si pasojë e shtimit të kapaciteteve, ndërsa në territoret e reja ku gjurma e akseve rrugore mungon, do të propozohet zhvillimi i plotë i të gjitha sistemeve të nevojshme infrastrukturore mbi edhe nën tokë për të ofruar qarkullim dhe sigurinë e nevojshme rrugore.

Gjurma 1 SPITALLE-CURRILA LIDHJA E CURRILAVE ME RRUGEN ALEKSANDËR GOGA NEPERMJET RRUGES PJETER BOGDANI.

Projekti i rrugës Pjetër Bogdani ka një gjatësi 2880m- ku 1280m janë ekzistuese, klasifikuar si rruge urbane dytësore, me nje karexhatë me dy korsi dhe trotuare. Në këtë segment do të shtohet korsia e bicikletave, korsia e emergjences dhe “aksi” i gjelbër të përcaktuara sipas Prerjes 1, me gjerësi seksioni terthor 15.3 metra.

Gjurma 2 SPITALLE-CURRILA LIDHJA E CURRILAVE ME RRUGEN ALEKSANDËR GOGA NEPERMJET RRUGES SYRI DETIT.

Projekti i rrugës Syri i Detit ka një gjatësi 3160 m, klasifikuar si rruge urbane dytësore, me nje karexhatë me dy korsi dhe trotuare. Në këtë segment do të shtohet korsia e bicikletave, korsia e emergjences dhe “aksi” i gjelbër të përcaktuara sipas Prerjes 1, me gjerësi seksioni terthor 15.3 metra.

Unaza 2 ka nje gjatesi prej 2643 metrash, e cili perfshin projektin e;

1) Rruges Vojsava (gjatesi 135m dhe gjeresi seksioni terthor 8.45m) klasifikuar si rruge lokale, karexhate me nje korsi me nje sens levizjeje.

2) Rruges Abdulla Teku (Sul Demiri) (gjatesi 160m dhe gjeresi seksioni terthor 8.45m) klasifikohet si rruge lokale, karexhate me nje korsi me nje sens levizjeje.

3) Rruges Usta Rexhepi (gjatesi 120m dhe gjeresi seksioni terthor 8.45m) klasifikohet si rruge lokale, karexhate me nje korsi me nje sens levizjeje.

4) Rruges Prokop Meksi (gjatesi 228m dhe gjeresi seksioni terthor 8.45m) klasifikohet si rruge lokale, karexhate me nje korsi me nje sens levizjeje.

5) Rruges Isuf Ferra (gjatesi 2000m -ku 782m ekzistues- dhe gjersi seksioni terthor 9.3m) klasifikohet si rruge interurbane dytesore, karexhate me dy korsi levizjeje dhe trotuare te shtruar.