Lefter Koka pak orë më parë njoftoi se ka hequr dorë nga mandati si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.

Ndërkohë mandatin e tij në Kuvendin e Shqipërisë pritet ta marrë kandidatja Ana Dhamo.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Dhamo u rendit e 9-ta në listën e PS-së në Durrës, e cila arriti të merrte 2031 vota.

Disa deputet të tjerë kanë siguruar më shumë vota se Dhamo, por sipas kodit zgjedhor, 30% e listave të PS-së duhet të jetë të plotësuar me kandidate femra në Kuvend.