Në këto kohë të vështira, njerëzit po tregohen të kujdesshëm për larjen e duarve, disinfektimin e tyre, shmangien e kontaktit me të tjerët dhe izolimin në shtëpi.
Megjithatë, në përgjithësi anashkalojmë diçka të rëndësishme: portofolin dhe paranë që sidoqë të jetë mbetet e pisët.
Si Kali i Trojës, portofoli e gjen veten gjithnjë në qendër të sendeve personale që prekim dhe anashkalojmë më shumë.
Leku, më i ndoturi
Leku shërben si sfungjer për bakteret dhe viruset.
Në të paktën 90% të kartmonedhave që ekzistojnë në tregun botërore gjenden minimalisht gjurmë fekalesh.
Le të marrim shembullin e paundit britanik. Studimet thonë se në harkun kohor të 113 muajve, një kartmonedhë 20 paundeshe ndërron 2,328 duar.
Viruset dhe bakteret mund të jetojnë në kartmonedha më gjatë se në çdo sipërfaqe tjetër, deri në 17 ditë.
Kësisoj mund ta imagjinoni potencialin e kartmonedhës për shpërndarjen e virozave.
E njëjta gjë vlen edhe për kartat e kreditit, debitit dhe sende të tjera në portofolin tuaj që janë vazhdimisht të ekspozuara ndaj këtyre mikroorganizmave.
Situata ndryshon në rastin e monedhave, të cilat duke qenë se në përgjithësi kanë përmbajtje bakri ose nikeli, nuk lejojnë akumulimin e tepruar të baktereve dhe virozave.
Bakteret më të përhapura që lulëzojnë në portofol janë: mikrokoku, stafilokoku dhe bacillus.
Portofolet zakonisht vendosen kuturu në shtëpi, bashkë me çantën dhe shpesh preken nga fëmijët.
Disa raporte të cilave u referohet AgroWeb.org pretendojnë se portofolet dhe çantat e lëkurës janë më pak të predispozuara të strehojnë sasi të mëdha virozash.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë sipas ekspertëve, duhen shmangur portofoloët dhe çantat e një materiali sintetik.
Si të pastroni portofolin dhe çantën e lëkurës
Për pastrimin e tyre ju nevojiten, ujë dhe sapun të lëngshëm, mundësisht shampo për bebe e cila është delikate.
Ato duhen fërkuar me një napë të pastër dhe duhen shpëlarë në ujë të vakët të rrjedhshëm.
Lërini të thahen në një vend me qarkullim të mirë ajri por jo në ndriçimin direkt të diellit që ka efekt ngurtësues për këtë material.
Ju mund të lyeni një leckë kuzhine prej mikrofibre me alkol të tretur në ujë dhe të fërkoni portofolin lehtë në brendësi dhe në pjesën e jashtme.