Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ketë një mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Pas mesditës pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë reshje të përkohshme shiu në zonat qëndrore të Shqipërisë.

Pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë më tej vranësirat në zonat jugore dhe juglindore duke rrezikuar rrebeshe shiu, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe stuhi ere. Parashikohet që në orët e vona të natës të pakësohen reshjet.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 14°C  në mëngjes deri në 31°C mesdita.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.