Deputetja e PS-së, Luljeta Bozo, është shprehur se ish-kryeministrin Sali Berisha nuk mund ta pengojë askush të futet në parlament.
Një një intervistë për “Euronews”, Bozo thotë se Berishën e ka votuar populli dhe e vendos ai vetë në qoftë se futet në parlament apo jo.
“SHBA që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në parlament”, ka thënë ajo.





