Një zëdhënës i talebanëve ka deklaruar se ata janë të gatshëm për të mirëpritur kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ai është shprehur se me këtë ftesë duan të tregojnë se pas trazirave vendi tani i është kthyer normalitet dhe se është i sigurt.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Zabidullah Mujahid ka deklaruar: “Ne do ta mirëpresim ngrohtësisht zonjen Merkel në Kabul”, duke i bërë një ftesë publike kancelares.

“Ne duam një mjedis të sigurt këtu në Afganistan, i cili është i pranueshëm për të gjitha vendet e botës. Ju duhet të na vizitoni dhe Angela Merkel do të ketë një pritje shumë të ngrohtë”, tha ai.

Ndër të tjera ai u shpreh se Gjermania mund të ndihmonte në fushën humanitare dhe të nisë sipërmarrësit e saj të investojnë në Afganistan.

“Përveç kësaj, qeveria gjermane mund të inkurajojë sipërmarrësit e saj të investojnë në vendin tonë. Ne do t’i hapim rrugën kësaj dhe do të sigurojmë sigurinë e tyre”, shton ai .